Të drejtat e njeriut në Kosovë: Një rrugë e gjatë

Krijuar nga Admin PunaSociale Artikuj 19 / 1 / 2024

Të drejtat e njeriut në Kosovë: Një rrugë e gjatë


Nga: Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut Kosovë


Vlerat themelore demokratike që përfshijnë respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, sot lëkunden nga shkeljet e të drejtave në vendet e punës, familje, dhunës në bazë gjinore, si dhe diskriminimit dhe përjashtimit të personave dhe komuniteteve të margjinalizuara. Korniza ligjore e vendit garanton në plotni mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por ka ende shumë për të bërë në jetësim e tyre në praktikë.

 

Programi qeveritar 2021-2025 për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, plani i tij i veprimit, Grupi Koordinues ndër-institucional për të Drejtat e Njeriut, janë disa prej mekanizmave institucional që synojnë mbrotjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë. Mirëpo këto programe dhe mekanizma kanë nevojë për më shumë burime njerëzore e financiare për të rritë kapacitetet dhe për fuqizim të njëmendët në nivel qendror dhe lokal. 

 

Në Kosovë të drejtat shoqërore dhe ekonomike duhet të jenë në qendër të politikë-bërjes për të siguruar që të gjithë qytetarët kanë qasje të barabartë në burime, dhe që askush nuk mbetet mbrapa në zhvillim. Shëndeti, mirëqenia dhe mbrojtja e mjedisit janë çështje të të drejtave të njeriut që kanë mbetë në hije dhe larg politikave publike. Qasjet e bazuara në të drejta të njeriut duhet të formësojnë politikën dhe shërbimet sociale për fuqizim të njëmendët të përfituesëve të shërbimeve. Poashtu, duhet zhvilluar më shumë shërbime me bazë në komunitet për të rinjtë, fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, dhe viktimat e dhunës në bazë gjinore.

 

Aktivizmi rinor luan rol kyç në promovimin e të drejtave të njeriut. Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë përmes formave të ndryshme të angazhimit qytetar monitoron zbatimin e  standardeve dhe promovon të drejtat e njeriut. I jep peshë luftimit të gjuhës së urrejtjes në bazë të identitetit që ka në cak komunitetet e margjinalizuara, si një prej diskurseve më kërcënuese në vend, me qëllim të mbrojtjes së dinjitetit njerëzor dhe për të promovuar një qytetari aktive dhe drejtësi shoqërore.  

 

Të drejtat e njeriut janë sfondi i qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe themel i demokracisë. Varfëria, përjashtimi dhe diskriminimi, margjinalizimi, dhe dhuna në bazë gjinore kërcënojnë dinjitetin njerëzor. Me aplikim të drejtave të njeriut në politikë-bërje, praktika institucionale, shërbime sociale, aktivizimin qytetar dhe në jetën e përditshme marrëdhëniet shoqërore do të jenë më të barabarta dhe me më shumë ndjenjë të përkatësisë më shtëpinë tonë: Kosovën. 

 

Aktivizmi i të rinjëve për të drejtat e njeriut përkthen vlerat dhe standardet e të drejtave të njeriut në praktikë dhe thërret për vëmendje rreth qasjes së barabartë në arsim, punësim dhe përfaqësim të grupeve të margjinalizuara në institucione publike. Drejtësia shoqërore presupozon përmirësimin e jetës së personave dhe grupeve të margjinalizuara në bazë të gjinisë, etnisë, orientimit seksual, aftësisë, moshës dhe shenjuesëve tjerë të identitetit. Rruga me synim drejtësinë shoqërore arrihet përmes jetësimit të të drejtave të njeriut në çdo dimension të jetës shoqërore. 

 




 

Komente (0)

GDPR

When you visit any of our websites, it may store or retrieve information on your browser, mostly in the form of cookies. This information might be about you, your preferences or your device and is mostly used to make the site work as you expect it to. The information does not usually directly identify you, but it can give you a more personalized web experience. Because we respect your right to privacy, you can choose not to allow some types of cookies. Click on the different category headings to find out more and manage your preferences. Please note, that blocking some types of cookies may impact your experience of the site and the services we are able to offer.