Rreth Nesh

Platforma Puna Sociale në Kosovë është projekt i Departamentit të Punës Sociale dhe Institutit të Psikologjisë, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës dhe Departamentit të Politikave Sociale dhe Familjare, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Qëllimi kryesor i Platformës është fuqizimi i shërbimeve sociale bazuar në qasjet dhe metodat e të drejtave të njeriut. Platforma synon zhvillimin e vazhdueshëm profesional të punëtorëve social përmes trajnimit dhe bashkëpunimit në mes të akademisë, profesionistëve të shërbimeve sociale dhe politikë-bërësve, si dhe promovimit të studimeve në mirëqenien sociale në Kosovë dhe ndërkombëtarisht.

Zhvillimi i Platformës është realizuar në kuadër projektit “Zbutja e ndikimit të COVID-19 tek fëmijët dhe familjet në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”. Në kuadër të këtij projekti, UNICEF-i dhe Bashkimi Evropian kanë bashkëpunuar për të mbrojtur mirëqenien e fëmijëve në kontekstin e pandemisë COVID-19.  Në Kosovë, projekti është zbatuar në partneritet, mes tjerash, me Institutin e Psikologjisë, Universitetin e Prishtinës për qasjen në shërbimet mendore dhe psikosociale përmes projektit “Përmirësimi i qasjes në shërbimet e shëndetit mendor dhe psiko-social për fëmijë dhe familjet dhe vlerësimi i ekosistemit digjital për mësim të vazhdueshëm online.

Qëllimi kryesor i Platformës është fuqizimi i shërbimeve sociale bazuar në qasjet dhe metodat e të drejtave të njeriut. Platforma synon zhvillimin e vazhdueshëm profesional të punëtorëve social përmes trajnimit dhe bashkëpunimit në mes të akademisë, profesionistëve të shërbimeve sociale dhe politikë-bërësve, si dhe promovimit të studimeve në mirëqenien sociale në Kosovë dhe ndërkombëtarisht.

Fokusi i platformës


1. Studentët në Punën Sociale, Psikologji, Edukim dhe Mirëqenie.
2. Punëtorët socialë dhe profesionistët në shërbimet sociale.
3. Studjuesit në mirëqenie, politikë dhe praktikën e shërbime sociale.

Platforma do të ofrojë:

1. Informacion mbi politikat sociale dhe shërbimet sociale, legjislacionin, strategjitë, standardet, protokollet dhe manualet e punës.
2. Trajnim dhe këshillim për zhvillim të vazhdueshëm profesional.
3. Informacion mbi studimet dhe ngjarjet e rëndësishme në terren.
4. Informacion rreth programeve të studimit në Punë Sociale.
5. Informacion për institucionet dhe organizatat që ofrojnë shërbime sociale dhe fushëveprimin e tyre

Vizioni


Promovimi i vlerave dhe standardeve të punës sociale për zhvillimin të qëndrueshëm shoqëror që nuk lë mbrapa asnjëri.

Misioni


Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i punëtorëve socialë dhe fuqizimi i shërbimeve sociale krahas standardeve profesionale për të avancuar politikën dhe praktikën sociale përmes edukimit, hulumtimit, bashkëpunimit me hisedarë dhe përfitues të shërbimeve sociale, si dhe promovimit të praktikave më të mira në punën sociale në Kosovë dhe më gjerë.

Bordi mbikqyrës

- Prof. Asoc.Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës
- Mentor Morina, Drejtor i Departamentit Politikave Sociale dhe Familjes në Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
- Fitore Rexhaj, Kryetare e Këshillit të Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare, Ministria e Drejtësisë

Koordinatorët​

- Prof. Asoc. Dr. Vjollca Krasniqi, Departamenti i Punës Sociale, Fakulteti Filozofik
- Blerina Thaçi Dedinca, Departamenti Politikave Sociale dhe i Familjes
- Skender Jahaj, Këshilli i Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare

Stafi Teknik


- Kontraktori - Appbites

GDPR

When you visit any of our websites, it may store or retrieve information on your browser, mostly in the form of cookies. This information might be about you, your preferences or your device and is mostly used to make the site work as you expect it to. The information does not usually directly identify you, but it can give you a more personalized web experience. Because we respect your right to privacy, you can choose not to allow some types of cookies. Click on the different category headings to find out more and manage your preferences. Please note, that blocking some types of cookies may impact your experience of the site and the services we are able to offer.