Eglantynne Jebb: “Gjuha e vetme ndërkombëtare në botë është vaji i fëmisë.”
Shkruar nga Sarah Mollie Linsey
E lindur në një familje të pasur në Ellesmere, Shropshire, në vitin 1876, Eglantynne Jebb përfundoi studimet në St Margaret’s Hall, Oxford. Ekonomiste, edukatore, dhe filozofe, ajo u bë zë për drejtësi shoqërore qysh në vitin 1906. Protesta e saj ishte në vitin 1919 në Sheshin Trafalgar të Londrës kundër Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për mbajtjen e mallrave të patransportueshme duke i lënë britanezët në uri. Këtu, Jebb kuptoi të vërtetën se kundër kujt luftohej. Jebb u arrestua për përpjekjet e saj, u mbrojt përpara gjykatës, dhe u gjobit me 5 funta.
Një gjyqtar i mirësjellshëm vlerësoi përpjekjet e saj të larta morale dhe pagoi gjobën, duke bërë kështu kontributin e parë financiar për organizatën Save the Children. Ajo fitoi mbështetjen e publikut; flet një muaj më vonë; në Royal Albert Hall që kishte marrë me qera, në vend që të qëndronte jashtë. Jebb kishte mbështetjen e grave, brenda dhe jashtë vendit. Jebb dhe motra e saj Dorothy Buxton ishin nismëtare të organizatës Save the Children në vitin 1920, duke e bërë Save the Children një nga organizatat e parat për të drejtat e fëmijëve të themeluara nga gratë. Jebb pa se politika e shëndetit të fëmijëve, ashtu siç ishte, duhej të shqyrtohej dhe të kritikohej. Ajo dëshironte që Save the Children të jetë në gjendje të sjell ndryshim, me vlerësim si pjesë thelbësore të dizajnimit të programeve.
Deklarata për të Drejtat e Fëmijëve është dokumenti i shkruar nga Jebb në vitin 1924, megjithëse ajo kishte shkruar dokumente që në vitin 1920. Ajo specifikoi standardet minimale të nevojshme për zhvillimin e shëndetshëm të një fëmije. Ajo adresoi nevojat fizike dhe shpirtërore që duhej të plotësoheshin për të siguruar ushqim dhe harmoni për fëmijët në rritje. Gjersa po shkruante këto dokumente, ajo theksoi simptomat fizike të shfaqura tek fëmijët që vuanin. Stresi si pasojë e varfërisë ka pasoja fizike dhe mendore dhe kufizon zhvillimin, zbërthen ankthin nga varfëria në detaje më të vogla të DNA-së. Një dokument më konkret u hartua nga Kombet të Bashkuara në vitin 1959, i njohur si Deklarata për të Drejtat e Fëmijës.
Ilustrimi Pallotja e Qepur me emrat e shqiptarëve nga libri Lessons from a Great Leader
Jebb ishte humaniste, duke sjellë në vëmendje aspekte të rëndësishme të shëndetit shoqëror dhe publik për të formësuar punën e saj avokuese. Me këtë zbatim global, një pjesë e madhe e punës së saj e solli në rajonin e Ballkanit. Para protestës së saj në vitin 1919, ajo kishte udhëtuar në Maqedoni me Fondin e Ndihmës për Maqedoninë në vitin 1913 për të hetuar veprat serbe kundër shqiptarëve të persekutuar dhe u "pengua" nga zyrtarët. E padekurajuar, ajo u takua privatisht me individë, për të mësuar më shumë rreth historisë së tyre, duke qepur emrat e shqiptarëve të persekutuar në xhaketën që kishte veshur.
Për punën që Jebb bëri gjatë gjithë jetës së saj, është e domosdoshme të kuptojmë ndikimin që trashëgimia e saj ka lënë në politikën e mirëqenies shoqërore në mjedisin aktual në tranzicion të rajonit. Save the Children në Kosovë u themelua në vitin 1997, duke u bërë kështu organizata e parë kombëtare e Save the Children në vitin 2022. Fokusi i Save the Children në Kosovë është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve. Save the Children synon të përmirësojë mirëqenien e fëmijëve në Kosovë me fokus të veçantë në fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët romë, egjiptian dhe ashkali, dhe ata që jetojnë në varfëri.