Asociacioni Ndërkombëtar i Shkollave të Punës Sociale Definon Punën Sociale Klinike
Qershor 2023
Puna sociale klinike është një fushë e specializuar e praktikës brenda punës sociale. Definicioni përputhet me Përkufizimin Global të Punës Sociale pasi promovon funksionimin dhe mirëqenien njerëzore, të cilat janë kritike për arritjen e "ndryshimit dhe zhvillimit shoqëror, kohezionit social, fuqizimit dhe çlirimit të njerëzve" (IASSW/IFSW, 2014).
Puna sociale klinike praktikohet kryesisht në nivelet e individëve, çifteve dhe familjeve dhe mund të shtrihet në grupe, si grupe terapeutike dhe kolektive në nivel mezo. Objektivat kryesore të ndryshimit janë njerëzit që i shërbejnë. Në këtë drejtim, punëtorët socialë klinikë angazhohen kryesisht në praktikë të drejtpërdrejtë, ballë-për-ballë në nivel mikro dhe jo në praktika që synojnë në mënyrë eksplicite promovimin e ndryshimit në nivel organizativ, komunitet, shoqëror dhe ndërkombëtar.
Punëtorët socialë klinik kryejnë diagnoza dhe/ose vlerësime dhe ofrojnë ndërhyrje terapeutike ose social-pedagogjike. Në thelb, ndërhyrja e tyre klinike trajton çështjet e shëndetit mendor, emocional dhe të sjelljes, duke përfshirë çështjet që lidhen me alkoolin dhe drogat e tjera. Në varësi të faktorëve të tillë si orientimi teorik i/e praktikantit/es dhe konteksti i praktikës, ata gjithashtu mund të ofrojnë shërbime klinike për individët dhe familjet që përjetojnë kriza dhe çështje marrëdhëniesh dhe të ndërhyjnë në aspekte të mjediseve, duke përfshirë sistemet që ndikojnë në jetën e njerëzve të cilëve u shërbejnë. Disa praktikues angazhohen në punën klinike si pjesë e përpjekjeve të tyre të ndërhyrjes sociale për të ndikuar në strukturat dhe proceset më të mëdha ekonomike, politike dhe sociale.
Për më shumë shihni në:
https://www.iassw-aiets.org/wp-content/uploads/2023/06/IASSW-Clinical-Definition-June-24_2023.pdf