Bartja e Shërbimeve Sociale dhe Familjare nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) në Ministrinë e Drejtësisë (MD)

Krijuar nga Admin Artikuj 21 / 3 / 2023

Në Janar 2023, është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së  Drejtësisë (MD) dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), për bartjen/kalimin e shërbimeve sociale dhe familjare nga Departamenti i Politikave Sociale dhe Familjes i MFPT në kuadër të MD.

Bazuar në këtë Marrëveshje, bartja e përgjegjësive të menaxhimit të shërbimeve sociale dhe familjare në Ministrinë e Drejtësisë (MD) është bërë përmes krijimit të Departamentit për Shërbime Sociale dhe Mbrojtjes së Fëmijeve me katër (4) Divizione:
Divizioni për Shërbime Sociale dhe Familjare; Divizioni për Mbrojtje të Fëmijëve;
Divizioni për Planifikim, Licencim dhe Trajnime; Divizioni për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare.
Për dallim nga tre (3) Divizionet tjera, Divizioni për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare është propozuar për t’i raportuar Sekretarit të Përgjithshëm në MD.

Pjesë e kësaj Marrëveshje është përfshirë edhe agjenda Legjislative dhe Plani i Punës me përshkrimin e punës të Departamentit të posaçëm dhe Divizioneve si dhe transferimin e të punësuarve dhe buxhetin.

Në kuadër të MFPT vazhdon të funksionon Departamenti për Politika Sociale dhe Familjare me: Divizionin për Politika Sociale, Divizionin për Ndihma Sociale dhe Divizioni për Benificione Sociale. 

Për bartjen/kalimin e shërbimeve sociale dhe familjare është themeluar një Komision, i cili në Raportin përfundimtar ka dhënë rekomandime për hapat e nevojshëm për ndërmarrjen e veprimeve lidhur me transferimin ligjor dhe buxhetor në MD si dhe për çështjet të cilat kërkojnë shqyrtim urgjent për shkak të afateve ligjore.

Sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit periudha transitore për bartjen e tërësishme të këtij Departamenti në kuadër të MD, është data 30.06.2023.
Bazuar në obligimet që dalin nga kjo Marrëveshje, MD i ka nxjerr vendimet për themelimin dhe funksionalizimin e disa mekanizamave, si në vijim: 
-Këshilli i Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare;
-Komisioni për Licencimin e Organizatave Jo Qeveritare dhe Subjekteve Juridike Private që ofrojnë Shërbime Sociale dhe Familjare;
-Komisioni për shqyrtimin dhe vendosjen e ankesave dhe parashtresave në shkallë të dytë për shërbime sociale dhe familjare.

Me datë 27.02.2023, Këshilli i Përgjitshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare (KPSHSF) ka mbajtur takimin e parë konstituiv si dhe janë zgjedhur organet drejtuese të Këshillit.

Fitore Rexhaj 
Kryetare e Këshillit të Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare  

Komente (0)

GDPR

When you visit any of our websites, it may store or retrieve information on your browser, mostly in the form of cookies. This information might be about you, your preferences or your device and is mostly used to make the site work as you expect it to. The information does not usually directly identify you, but it can give you a more personalized web experience. Because we respect your right to privacy, you can choose not to allow some types of cookies. Click on the different category headings to find out more and manage your preferences. Please note, that blocking some types of cookies may impact your experience of the site and the services we are able to offer.