21 Mars 2023, Dita Botërore e Punës Sociale

Krijuar nga Admin Artikuj 22 / 3 / 2023

Departamenti Punë Sociale-Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale-Kosovë me përkrahjen e partnereve: OSBE-Zyra në Kosove, KOMF, Terre Des Hommes, SOS Fshatrat e Femijeve, OFAP, UNICEF, Save the Children, këtë vit organizuan Konferencën e dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale me temën:  Profesionistët e punës sociale në sistemin e mbrojtjes sociale në Kosovë.

Qëllimi kryesor i konferencës ishte promovimi i punës sociale, rolit të profesionit të punës sociale, koordinimi dhe bashkëpunimi ndër sektorial në ofrimin e shërbimeve profesionale, rëndësinë e edukimit dhe zhvillimit të profesionistëve të shërbimeve sociale, shpalosja e sfidave dhe identifikimi i hendeqeve, perspektivat për të ardhmen e punës sociale dhe profesionit të punës sociale.

Në fjalën hyrëse, Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti theksoi planet e qeverisë për avancimin e sistemit të shërbimeve sociale.

 "Jemi në proces të fuqizimit të sistemit të shërbimeve sociale, me fokus parandalimin dhe identifikimim e hershëm, në mënyrë që të kemi sa më pak raste në gjykatë"

Poashtu, në fjalimet e tyre,
"Lgji i ri për Shërbime Sociale dhe Familjare, do të procedohet në Kuvend brenda vitit, me qëllim të zhvillimit të reformës së shërbimeve sociale në vend", potencoi Albulena Haxhiu,Ministre e Drejtësisë.

Shef i Departamentit Punë Sociale Dr. Avdyl Gashi foli për rëndësinë e përgaditjes së kuadrove profesional në fushën e punës sociale si dhe theksoi kontributin që kanë dhënë profesionistët e shërbimeve sociale për avancimin e sistemit.

Kryetar i Asociacionit të Qendrave për Punë Sociale z. Blerim Shabani në fjalën e tij potencoi rëndësinë e përkrahjes dhe fuqizimit të punëtorëve social si dhe promovimin e punës sociale.

Prorektorja për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve, Prof. Ass. Dr. Njomza Llullaku në fjalimin e saj theksoi rëndësinë e ofrimit të programit Punë Sociale në kuadër të Universitetit të Prishtinës, modelet e punës së praktikës për ngritjen e kapaciteteve të studentëve si dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për avancimin e sistemit të shërbimeve sociale.

Në panelin e tretë të konferencës për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale u diskutua mbi  tematikën “Formësimi akademik, puna praktika dhe zhvillimi profesional i profesionistëve të punës social – Perspektiva e Kosovës” ku u diskutua mbi rëndësinë e përgaditjes së kuadrove profesional si dhe ngritjen e kapaciteteve të punëtorëve social përmes trajnimeve.

Moderatore: Remzije Krasniqi, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë

Panelistë:

Avdyl Gashi-Departamenti Punë Sociale -Universiteti i Prishtinës"Hasan Prishtina"

Adile Basha Shaqiri,Divizioni Shërbimeve Sociale në Ministrin e Drejtësisë

Mentor Morina, Departamenti i Politikave Sociale dhe Familjes në MFPT

Donjeta Kelmendi, Koalicioni Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijeve

Komente (0)

GDPR

When you visit any of our websites, it may store or retrieve information on your browser, mostly in the form of cookies. This information might be about you, your preferences or your device and is mostly used to make the site work as you expect it to. The information does not usually directly identify you, but it can give you a more personalized web experience. Because we respect your right to privacy, you can choose not to allow some types of cookies. Click on the different category headings to find out more and manage your preferences. Please note, that blocking some types of cookies may impact your experience of the site and the services we are able to offer.