14 Prilli Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë

Krijuar nga Admin PunaSociale Artikuj 14 / 4 / 2023


Selvi Izeti Çarkaxhiu

14 Prilli Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë 

 

Marshi: “Të rinjtë në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”

Qysh në vitin 2019, Qendra Kosovare për Rehabilitim të Viktimave të Torturës ka avokuar në vazhdimësi që 14 Prilli të njihet si Ditë e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës, ku më pastaj me propozimin e Shkëlqësisê së saj, Zonjës Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, me datën 12 Prill 2023, Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim që 14 Prilli të  jetë “Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë”.

Muaji Prill i vitit 1999, ndryshoi rrënjësisht jetën e mijëra të mbijetuarëve të dhunës seksuale. Edhe 24 vite pas luftës, të mbijetuarit vazhdojnë të mbulojnë në heshtje të vërtetën e dhimbshme. Të mbijetuarit ende  paragjykohen dhe përballen me stigmë dhe turp për një krim të kryer jo prej tyre por ndaj tyre.

Stigma, është barriera më e madhe që parandalon të mbijetuarit të flasin për përvojat e tyre dhe të kërkojnë drejtësi. Për shkak të kësaj, të mbijetuarit janë të dënuar të vuajnë në heshtje dhe izolim, ndërkohë që autorët ecin të lirë, duke mos u përballur kurrë me pasojat veprimeve të tyre. Është shpresëdhënëse një ditë si kjo e 14 Prillit që është edhe njohje simbolike e peripecive, dhimbjes dhe vuajtjes nëpër të cilat kanë kaluar të mbijetuarit. Gjithashtu, shënimi i kësaj dite do të jetë moment i rëndësishëm në dokumentimin e  të vërtetës dhe mbamendjes kolektive. Ditë si kjo të japin shpresë se e ardhmja e të mbijetuarëve mund të jetë ndryshe.

Motoja e marshit: “Të rinjtë në mbështetje të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka për qëllim rritjen e vetëdijes së popullatës për gjendjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, por veçanërisht luftimin e stigmës dhe mobilizimin për më shumë mbështetje për të mbijetuarit. Ne të gjithë duhet te jemi zëri i tyre dhe të gjithë mund të kontribojmë për të krijuar një vend ku të mbijetuarit frymojnë lirshëm, pa stigmë e paragjykime, pa frikë e turp. Sepse turpi dhe gjykimi iu takon atyre që kanë shkaktuar krimin.  

 

Komente (0)

GDPR

When you visit any of our websites, it may store or retrieve information on your browser, mostly in the form of cookies. This information might be about you, your preferences or your device and is mostly used to make the site work as you expect it to. The information does not usually directly identify you, but it can give you a more personalized web experience. Because we respect your right to privacy, you can choose not to allow some types of cookies. Click on the different category headings to find out more and manage your preferences. Please note, that blocking some types of cookies may impact your experience of the site and the services we are able to offer.