Moduli mbi Shërbimet Psiko-Sociale dhe Shkathtësitë e Këshillimit
në Institucionet Publike UniversitareRreth këtij trajnimi
Shkathtësitë e këshillimit vlerësohen si kritike për ofruesit e shërbimeve sociale, e sidomos në rastet me punën me fëmijë, adoleshentë, ose individë të gjendur në situata të rrezikshme. Specifikisht, familjarizimi me konceptet bazike të shkathtësive të këshillimit vlerësohet si lehtësim në krijimin e marrëdhënieve dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për përfituesit e shërbimeve sociale. Prandaj, njëra nga komponentët kryesore përfshinë zhvillimin e një moduli gjithëpërfshirës për shkathtësitë e këshillimit dhe integrimin e tyre në kuadër të shërbimeve psiko-sociale.
Qëllimi i Modulit
Moduli dhe materialet përcjellëse do të përdoren për trajnimin e trajnerëve të përzgjedhur në nivel kombëtar dhe profesionistëve tjerë të shërbimeve sociale në Kosovë, me theks të veçantë tek puntorët social. Pjesëmarrësit përgjatë këtij moduli do të kenë mundësinë t’i ekspozohen materialeve që adresojnë shërbimet psiko-sociale përmes mbështetjes së nevojave në rrafshin individual dhe familjar dhe integrimin e tyre në procesin e këshillimit; definimin e këshillimit në kontekstin e shërbimeve sociale; parimet etike dhe zbatimi në këshillim duke qartësuar rolin dhe përgjegjësitë e profesionistëve të shërbimeve sociale; definimin e shkathtësive dhe mikro-shkathtësive në këshillim; dhe vlerësimin e nevojave psiko-sociale të fëmijëve dhe familjeve përfituese.
Specifikisht, njohuritë mbi temat e diskutuara ofrojnë mundësinë që të vendosen shërbimet psiko-sociale në kontekst të këshillimit, kështu duke ofruar mundësinë e sigurimit të mjediseve ku këto shërbime ofrohen në bazë të zbatimit të parimeve etike dhe ekspertizës profesionale. Integrimi i njohurive përmes këtij moduli shërben në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit mendor tek përfituesit dhe njëkohësisht mundësinë për intervenime në sisteme të ndryshme. Për më tepër, temat e mbuluara në modul përmes pjesëmarrësve të trajnimit, do të transmetohen edhe tek punëtorët e tjerë që gjenden në vijën e parë të frontit për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve.