Kolegji AAB është institucioni i parë jopublik i arsimit të lartë në Kosovë
i cili është themeluar menjëherë pas luftës në Kosovë, pas krijimit të
rrethanave të reja ekonomike-sociale e kulturore, kur u krijuan kushte dhe
rrethana për jetë normale të qytetarëve të Kosovës, duke thyer kështu kushtet e
një monopoli të gjatë që kishte në fushën e arsimit në vendin tonë.
AAB është investimi më i madh në Kosovë në fushën e arsimit. Në Kampusin
universitar në Prishtinë gjenden 6 objekte me dedikim të ushtrimit të
veprimtarisë arsimore të pajisura me ambiente moderne për mësimnxënie kreative
dhe me teknologji bashkëkohore. Në kuadër te këtij kampusi, krahas qendrës
rekreative sportive që posedon pishinën, fushat e futbollit, volejbollit, tenisit
etj., është edhe palestra sportive e cila mundëson zhvillimin e jetës
sociale-sportive të studentëve të kolegjit.
Po ashtu me investime vetanake AAB ka ndërtuar edhe dy objekte në Ferizaj
dhe Gjakovë ku janë të shtrira degët e veta duke bartur kështu standarde të
njëjta akademike dhe infrastrukturore të njëjta me ato që ka në kampusin
qendror në Prishtinë.
AAB katër herë radhazi me shumë sukses ka kaluar në procesin e akreditimit
dhe vlerësimit dhe tani ofron programe studimore të akredituara dhe të vlerësuara
nga ekspertë të jashtëm, në fushën e Ekonomisë, Drejtësisë, Komunikimit Masiv,
Arteve, Shkencave Sociale, Gjuhës Angleze dhe Kulturës Fizike në nivelin
Bachelor dhe Master.
Nga viti 2010 Kolegji AAB u anëtarësua si anëtar i rregullt në Magna Charta
Universitatum duke siguruar në këtë mënyrë njohjen e vlerave universitare dhe
duke zgjeruar mundësitë e ndërtimit të marrëdhënieve të forta të bashkëpunimit
me më shumë se 750 universitete nënshkruese të këtij dokumenti.
Gjatë viteve të fundit Kolegji është i fokusuar në forcimin e marrëdhënieve
me universitetet në rajon dhe ato evropiane si dhe në zgjerimin e kapaciteteve
të tij kërkimore duke siguruar një bazë të fortë për hapjen e studimeve të
doktoratës. Në zhvillimin strategjik të institucionit ngritja dhe përmirësimi i
cilësisë paraqet komponentin thelbësor të përkushtimit.
Arritja e nivelit të lartë të universiteteve kërkon edhe zgjerim në
infrastrukturë, në rritjen fondeve dhe në shtimin e mëtejmë të partneriteteve
inovative me institucione tjera evropiane dhe botërore.
Misioni
AAB organizon studime të diversifikuara e cilësore me studentin në qendër,
angazhohet në hulumtime cilësore të aplikuara dhe teorike dhe ofron shërbime
për komunitetin e për industrinë me qëllim të sigurimit të përvojave transformuese
në funksion të zhvillimit të plotë të studentëve, stafit, partnerëve socialë e
ekonomik dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Pos kësaj, për realizimin e studimeve relevante e cilësore dhe në kuadër të
realizimit të misionit të vet të tretë, Kolegji AAB:
inkurajon
kreativitetin, të menduarit kritik dhe vlerat universale tek studentët me
qëllim të realizimit të ideve dhe projekteve inovative, siguron një
mjedis mësimor që rezulton me mobilitet social, akademik dhe profesional
në zhvillimin e individit – qytetar i përgjegjshëm, fokusohet në
veprimtari botuese, kulturore dhe mediale, zhvillon
dialog dinamik me partnerët social e me komunitetin, dhe bashkohet ne
rrjetet më relevante të institucioneve të arsimit të lartë e të shkencës
në Evropë dhe më gjerë.