Përshkrim
Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga prindër të personave me sindromën Down. DSK për mission ka Promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave te personave me sindromën Down në Kosovë dhe familjareve te tyre..DSK është organizatë nacionale e komunitetit e shtrirë me shërbimet e veta në katër (4 ) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.
Deri më tani Shoqata ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron mbi 980 familje të anëtarëve të komunitetit. DSK ka punuar dhe vazhdon te punojë fuqishëm në mbrojtje dhe realizim te te drejtave te personave me sindromën Down, deri me tani ka inicuar nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërsëdrejti nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror, disa nga nismat si:
• Iniciuese për hartimin e ligjit gjithëpërfshirës, ligj i cili synon te trajtoje ne menyre te barabarte te gjithë personat me aftësi te kufizuar (2016-2022 ne proces)
• Hartimin e platformes se perbashket me shoqatat e PAK-ve, pjesemarrje direkte ne hartimin e strategjise nacionale per personat me aftesi te kufizuar 2013-2023 si dhe dokumenteve te tjera shteterore etj.
• Prodhim te materialeve te ndryshme si, manuale, fletushka, broshura, video dokumentar, te cilat kane kontribouar ne ngritjen e vetedijes te qytetareve ne pergjithesi si dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale te institucioneve edukativo –arsimore dhe shendetesore, organizimin e trajnimeve te vazhdushme qe kane ndikuar direkt ne ngritjen e e kapaciteteve te edukatoreve, mesimdheneseve dhe profesionisteve te tjere, organizim te trajnimeve per student, vullnetare, etj.
Në vazhdim, përshkrimi i programeve që implementohen në 4(katër) qendrat e Shoqates Down Syndrome Kosova në:Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë.
Programi i Intervenimit dhe Edukimit të Hershem (IEH)- Ky program ndahet në tre komponentë të programit:
a) Identifikimi dhe Intervenimi i Hershem i fëmijëve me sindromën Down, b) Edukimi dhe fuqizimi i raporteve në mes prindërve/familjes dhe fëmijëve.
1.Programit për Intervenim dhe Edukim të Hershëm - në kuadër të të cilit bëhet ofrimi i shërbimeve terapeutike mbështetëse për fëmijët me sindromë Down (grupmosha 0-12 vjeç) dhe prindërit e tyre.
2.Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional – në kuadër të të cilit personat me sindromë Down të moshës madhore aftësohen në fushën e autonomisë personale, shtëpiake dhe sociale si dhe aftësohen për tregun e punës. Ne kuadër te programit, jane punëtoritë si: Kafiteritë X 21, Bistro Garden X21, punëtoria e kartolinave-punë dore, punëtora e qirinjëve.
Programet e DSK-es, janë programe të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe te licencuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plota në Down Syndrome International (DSI), European Down Syndrome Assiociation(EDSA), Down Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), anëtare në Shoqatën Europiane e Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara (EASPD), Global Down Syndrome Foundation, etj.
Adresa: Rr. "Nazmi Mustafa"-Qyteza Pejton, Pn, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Kontakti: Sebahate Beqiri-Drejtore Ekzekutive +38 610 715 / 044 185 685 / 044 476 750
Web: http://www.downsyndromekosova.org/