Përshkrim
Caritas Kosova u themelua në vitin 1992, edhe pse më herët, disa grupe nëpër famullitë e ndryshme në Kosovë punonin dhe zbatonin aktivitete bamirësie. Duke marrë parasysh situatën politike gjatë viteve ’90, objektivi kryesor për veprimtarinë e Caritas Kosova ishte shpërndarja e ndihmave humanitare në mënyrë që t’iu përgjigjet nevojave të të varfërve, këtë vit Caritas Kosova shën 30 vjetorin e themelit dhe funksionimit në Kosovë.
Funksionimi dhe zhvillimi i Caritas Kosova u mbështet nga kontributet financiare si dhe asistenca teknike dhe profesionale e Caritaseve nga: Franca, Gjermania, Zvicra, Italia, Spanja, Belgjika, CRS (SHBA), etj.
Fushat strategjike në të cilat Caritas Kosova aktualisht është përqendruar janë: Përkujdesi social dhe shëndetësor për të moshuarit e vetmuar dhe përmirësimi i qasjes në shërbimet sociale dhe shëndetësore; Përmirësimi i pozitës sociale të njerëzve në nevojë dhe zhvillimi i komunitetit për përfshirje dhe kohezion social; Krijimi i parakushteve për rritjen e punësueshmërisë dhe të vetëpunësimit; Realizimi i së drejtës në edukim dhe arsim cilësor; Ndihma në situatat e fatkeqësive natyrore dhe të konflikteve.Mbeshtetja personave me aftësi të kufizuara etj.
Vizioni
Caritas Kosova zbaton misionin e humanitar, social dhe solidar që t’i shërbej të varfërit si dhe të promovoj bamirësinë, shërbimet social, familjare dhe drejtësinë, duke u bazuar në vlerat univerzale.
Caritas Kosova kontribuon që vendi ynë të ketë një shoqëri të drejtë, gjithëpërfshirëse ku njerëzit jetojnë në paqë, solidaritet e me dinjitet, dhe u ndihmon atyre të ndërtojnë ardhmërinë drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe një jete më të dinjitetshme.
Misioni
Caritas Kosova si institucion me karakter social promovon drejtësinë, vlerat universale dhe ndërtimin e paqes, përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve, gjithëpërfshirjen sociale, jep shpresë për të pambrojturit dhe kujdeset që të rimëkëmben grupet në nevojë duke i fuqizuar ata në realizimin e të drejtave themelore në të gjitha fushat e zhvillimit njerëzor.
Pal Baftijaj +383 44 183 857
Alfred Pjetri +383 470961
Rr. _Shën Nënë Tereza_, Nr.3, 70000 Ferizaj, Republika e Kosovës
Web: https:www.caritaskosova.org