Politika

0 Dokumente

Të drejtat e njeriut

Politika

Korniza ligjore më e rëndësishme që rregullon aspekte të ndryshme të të drejtave dhe lirive të njeriut është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligji për Barazi Gjinore, Ligji për Avokatin e Popullit, Ligji për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës i kushton të drejtave dhe lirive të njeriut dy kapituj të veçantë.

Të drejtat dhe liritë kryesore, fillojnë me parimet e përgjithshme: dinjitetin e njeriut, barazia para ligjit, të drejtën për jetën, e drejta e integritetit personal, ndalimi i torturës, ndalimi i skllavërisë dhe punës së detyruar, e drejta e lirisë dhe sigurisë, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, liria e lëvizjes, e drejta e privatësisë, liria e shprehjes, të drejtat zgjedhore, mbrojtja e pronës, etj.

Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre përfshijnë garancitë që ndërlidhen me të drejtën e përcaktimit të tyre, të drejtën e ruajtjes së identitetit, gjuhës, kulturës, të drejtën e arsimit në gjuhën e tyre, të drejtën e përdorimit të simboleve të tyre, të drejtën për krijimin e mediave në gjuhën e tyre, rregullimin e përfaqësimit në institucionet lokale dhe qendrore shtetërore. Konform kësaj përcaktohen përgjegjësitë e shtetit, përkatësisht të institucioneve të caktuara në kuptimin e garantimit dhe të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të komuniteteve pakicë. Kushtetuta e Kosovës në shumë çështje ka përvetësuar standardet më të larta demokratike ndërkombëtare në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Kushtetuta e Kosovës garanton zbatimin e drejtpërdrejtë dhe me përparësi të marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut. Marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare që gjejnë zbatim të drejtpërdrejtë në Kosovë janë:

1.  Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;
2.  Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;
3.  Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj;
4.  Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;
5.  Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor;
6.  Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;
7.  Konventa për të Drejtat e Fëmijës;
8.  Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese; dhe
9.  Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftën Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, e njohur si Konventa e Stambollit.

Çfarë janë të drejtat e njeriut?
[1] 

Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, të drejtat e njeriut janë të drejta që ne i kemi si qenie njerëzore, ato nuk janë dhënë nga asnjë shtet. Këto të drejta universale janë të qenësishme për të gjithë, pavarësisht nga kombësia, gjinia, origjina kombëtare ose etnike, ngjyra, feja, gjuha ose ndonjë status tjetër. Ato variojnë nga më themeloret - e drejta për jetë - deri tek ato që e bëjnë jetën të vlefshme, siç janë të drejtat për ushqim, arsim, punë, shëndet dhe liri. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1948, ishte dokumenti i parë ligjor që përcaktonte të drejtat themelore të njeriut për t'u mbrojtur në mënyrë universale. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut vazhdon të jetë themeli i të gjithë ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. 30 nenet e Konventës ofrojnë parimet dhe blloqet ndërtuese të konventave, traktateve dhe instrumenteve të tjera ligjore aktuale dhe të ardhshme për të drejtat e njeriut.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, së bashku me dy marrëveshjet: Marrëveshja Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, dhe Marrëveshja Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore përbëjnë Projektligjin Ndërkombëtar të të Drejtave Të Njeriut.
 Parimi i universalitetit të të drejtave të njeriut është gur themeli i ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Kjo parashtron se gjithë kanë të drejtë të barabartë në të drejtat njerëzore.  Të drejtat e njeriut janë të patjetërsueshme. Edukimi mbi të drejtat e njeriut parakusht për realizimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe barazisë sociale. Ngritja e nivelit dhe cilësisë së shërbimeve sociale nëpërmjet fuqizimit e respektimit të të drejtave të njeriut është i rëndësisë së veçantë për kohezion dhe integrim shoqëror.


 

[1] https://www.ohchr.org/en/what-are-human-rights

Ndaje

Ndani këtë produkt me të tjerët

Dërgo mesazh

Bli me pikë

GDPR

When you visit any of our websites, it may store or retrieve information on your browser, mostly in the form of cookies. This information might be about you, your preferences or your device and is mostly used to make the site work as you expect it to. The information does not usually directly identify you, but it can give you a more personalized web experience. Because we respect your right to privacy, you can choose not to allow some types of cookies. Click on the different category headings to find out more and manage your preferences. Please note, that blocking some types of cookies may impact your experience of the site and the services we are able to offer.