Politika

0 Dokumente

Të drejtat dhe shërbimet për fëmijët

Politika

Me fjalën fëmijë kuptohet çdo qenie njerëzore nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të rasteve kur mosha madhore arrihet më përpara, në përputhje me legjislacionin të cilit ai i nënshtrohet.
(Neni 1, i Konventes mbi të Drejtat e Fëmijës).

Të drejtat fëmijëve dhe mbrojtja e tyre nga format e ndryshme të diskriminimit apo  
shfrytëzimit, përveç me Konventa Ndërkombëtare, që janë të ratifikuara nga shteti ynë, garantohen edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si akti më i lartë juridik dhe politik i Republikës së Kosovës.

Për të siguruar të drejtën e papohueshmë që çdo fëmijë ka për të jetuar
(neni 6, paragrafi 1 i Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës), dhe për të marrë të gjitha masat e mundshme për të   siguruar mbijetesën dhe zhvillimin e çdo fëmije (neni 6, pika 2 e Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës), në aspektin fizik, psikik dhe social, Kosova ka ndërtuar sistemin e mbrojtjes sociale, i cili rregullohet me ligje të veçanta si:  

·        Ligji Nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës;

·        Ligji Nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës dhe Ligji Nr. 06/L-077 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

·        Ligji nr. 02/L-17 për Shërbimet Sociale dhe Familjare dhe Ligji Nr. 04/L-081 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-17 për Shërbimet Sociale dhe Familjare,

·        Ligji Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë dhe Ligji Nr. 04/L-096 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Skemën e Ndihmës sociale,

·        Kodi Nr. 06/L-074 Kodi Penal i Republikës së Kosovës,

·        Ligji Nr. 03/L –212 i Punës,

·        Ligji Nr. 04/L –032 për Arsimin Parauniversitar,

·        Ligji Nr. 04 / L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë,

·        Kodi Nr. 06/L –006 i Drejtësisë për të Mitur,

·        Ligji Nr. 04/L-218 për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit me Njerëz dhe Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit.

·        Ligji Nr. 05/L -067 për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik;

·        Ligji Nr. 04/L – 092 për Personat e Verbër;

·        Ligji Nr. 03/L-022 për Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar të Përhershme;

Me aprovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës
, është bërë një hap shumë i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, ku qëllim primar i këtij ligji është të mbrojë fëmijën nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimi, keqpërdorimi, shfrytëzimi, neglizhimi, apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës. Qëllim tjetër i ligjit është që të garantojë dhe sigurojë përgjegjësitë e prindërve, familjes, organit të kujdestarisë, shoqërisë dhe të shtetit në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës bazuar në interesin më të mirë të fëmijës. Po ashtu, ky Ligj ka për qëllim edhe përcaktimin e mekanizmave efektivë, funksionimin e institucioneve mandatore dhe marrjen e masave konkrete për parandalim, reagim dhe mbrojtje të fëmijës.

Niveli qëndror (Ministria),
është përgjegjëse për zhvillimin e politikave, hartimin e legjislacionit, standardeve, për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për të gjithë qytetarët pa dallim moshe, gjinie, gjuhe, etnie, përkatësie fetare etj. dhe të sigurojë zbatimin e duhur nga ana e komunave dhe organizatave të tjera që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.  

Niveli lokal, (komuna)
është e përgjegjëse që të bëjë vlerësimin e rrethanave të çdo personi apo familje, e cila konsideron se gjendet në gjendje të nevojës, këtu hyijnë edhe fëmijët, dhe t’iu ofroj shërbime bazuar në nevojat e tyre, e nëse janë fëmijë bazuar në interesin më të mirë të tyre.

Ndaje

Ndani këtë produkt me të tjerët

Dërgo mesazh

Bli me pikë

GDPR

When you visit any of our websites, it may store or retrieve information on your browser, mostly in the form of cookies. This information might be about you, your preferences or your device and is mostly used to make the site work as you expect it to. The information does not usually directly identify you, but it can give you a more personalized web experience. Because we respect your right to privacy, you can choose not to allow some types of cookies. Click on the different category headings to find out more and manage your preferences. Please note, that blocking some types of cookies may impact your experience of the site and the services we are able to offer.