Politika

0 Dokumente

Personat me Aftësi të Kufizuar

Politika

Personat me aftësi të kufizuara përfshijnë “individët me dëmtime fizike, mendore, intelektuale dhe shqisore afatgjata, të cilat në ndërveprim me barriera të ndryshme mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri njësoj si pjesa tjetër e shoqërisë.” (Neni 1, Konventa mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara). Të drejtat dhe liritë e personave me aftësi të kufizuara janë të garantuara dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Sistemi i mbrojtjes sociale dhe i përfitimeve sociale, që ka të bëjë me personat me aftësi të kufizuara rregullohet me ligje të veçanta, si në vijim:

1.     Ligji Nr. 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi;

2.     Ligji Nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës;

3.     Ligji Nr. 06/L-077 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës;

4.     Ligji Nr. 02/L-17 për Shërbimet Sociale dhe Familjare;

5.     Ligji Nr. 04/L-081 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-17 për Shërbimet Sociale dhe Familjare;

6.     Ligji Nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti;

7.     Ligji Nr. 05/L-067 për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik;

8.     Ligji Nr. 04/L- 092 për Personat e Verbër;

9.     Ligji Nr. 05/L -025 për Shëndetin Mendor

10.  Ligji Nr. 03/L-022 për Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar të Përhershme; dhe

11.  Ligji Nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara.

 
Ministria ofron përkujdesje për personat me aftësi të kufizuara mendore, ngecje në zhvillim mendor, në rastet kur ata nuk kanë persona të cilët sipas ligjit janë të detyruar të kujdesen për ta (Ligji Nr. 04/L-081 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-17 për Shërbimet Sociale dhe Familjare, Neni 12, paragrafi 12.3 a).

Qendra për Punë Sociale dhe mekanizmat e tjerë të ndihmës, kujdesit dhe mbrojtjes sociale janë të detyruar që të kujdesen për personat me aftësi të kufizuara dhe t’i mbrojnë ata përmes trajtimit adekuat të aftësive fizike ose të pengesave dhe ngecjes në aspektin e zhvillimit mendor të tyre, duke përfshirë edhe monitorimin e vazhdueshëm të trajtimit të tyre në institucione.

Ndaje

Ndani këtë produkt me të tjerët

Dërgo mesazh

Bli me pikë

GDPR

When you visit any of our websites, it may store or retrieve information on your browser, mostly in the form of cookies. This information might be about you, your preferences or your device and is mostly used to make the site work as you expect it to. The information does not usually directly identify you, but it can give you a more personalized web experience. Because we respect your right to privacy, you can choose not to allow some types of cookies. Click on the different category headings to find out more and manage your preferences. Please note, that blocking some types of cookies may impact your experience of the site and the services we are able to offer.