Politika

0 Dokumente

Personat e moshuar

Politika

Korniza ligjore e Kosovës, duke filluar nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës kanë për qëllim që personave të moshuar t’iu ofrojnë një jetë të dinjitetshme, në një shoqëri që i mbështet dhe iu mundëson qasje të lehtë dhe shërbime cilësore sociale dhe shëndetësore. 
Sistemi i mbrojtjes sociale, përmes të cilit organizohen dhe realizohen mbrojtja, kujdesi dhe integrimi social i personave të moshuar, me theks të veçantë i atyre pa përkujdesje familjare, bazohet në: 

1.     Ligji Nr. 05/L -021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi;

2.     Ligji Nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës; 

3.     Ligji Nr. 06/L-077 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës;

4.     Ligji Nr. 02/L-17 për Shërbimet Sociale dhe Familjare;

5.     Ligji Nr. 04/L-081 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-17 për Shërbimet Sociale dhe Familjare; dhe

6.     Ligji Nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.


Niveli qendror
. Ministria është përgjegjëse për zhvillimin e politikave, hartimin e legjislacionit, standardeve, për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për të gjithë qytetarët pa dallim moshe, gjinie, gjuhe, etnie, përkatësie fetare etj. dhe të sigurojë zbatimin e duhur nga ana e komunave dhe organizatave të tjera që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.  

Niveli lokal
.  Komuna është përgjegjëse që të bëjë vlerësimin e rrethanave të çdo personi apo familje, që konsiderohen të jenë në gjendje të nevojës, përfshirë personat e moshuar, dhe t’iu ofroj shërbime bazuar në nevojat e tyre. 

 

Ndaje

Ndani këtë produkt me të tjerët

Dërgo mesazh

Bli me pikë

GDPR

When you visit any of our websites, it may store or retrieve information on your browser, mostly in the form of cookies. This information might be about you, your preferences or your device and is mostly used to make the site work as you expect it to. The information does not usually directly identify you, but it can give you a more personalized web experience. Because we respect your right to privacy, you can choose not to allow some types of cookies. Click on the different category headings to find out more and manage your preferences. Please note, that blocking some types of cookies may impact your experience of the site and the services we are able to offer.