Politika

0 Dokumente

Mbrojtja dhe shërbimet e familjes

Politika

Shërbimet sociale ofrohen përmes metodave të punës sociale dhe metodave tjera, me qëllim të rritjes së mirëqenies për individët, familjet e cenuara, dhe komunitetin, të cilat ndihmojnë në eliminimin e rreziqeve, zvogëlimin e varfërisë, përmirësimin e përfshirjes dhe integrimit me qëllim të arritjes së potencialit të plotë në jetë. Këto shërbime planifikohen t’iu shërbejnë fëmijëve, të rriturve dhe të personave në moshë, si dhe familjes dhe komunitetit.

Shërbimet sociale ju ofrohen individëve në nevojë që gjenden në territorin e Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh statusin apo vendin e origjinës, i cili ka nevojë për shërbime sociale të përmendura si më poshtë, por pa u kufizuar vetëm në to dhe atë për shkak: se është fëmijë pa përkujdesje prindërore, se është fëmijë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror, se është fëmijë me vështirësi në sjellje, se është viktimë e abuzimit dhe keqtrajtimit, përfshirë atë fizik, psikologjik, seksual dhe lënien pas dore, se është në konflikt apo në kontakt me ligjin, të probleme familjare, të moshës së shtyrë, të aftësisë së kufizuar, të rrezikut nga shfrytëzimi ose abuzimi, të dhunës në familje dhe çfarëdo lloji tjetër dhune në bazë gjinore, të trafikimit me qenie njerëzore, të përfshirjes në punë të rënda, të varësisë nga substancat psiko-aktive (alkooli, drogat apo ndonjë lëndë tjetër natyrale apo farmaceutike që shkakton varësinë), të emergjencave ose fatkeqësive të shkaktuara nga natyra apo njeriu ose të ndonjë arsye tjetër që i bën ata persona në nevojë.

Shërbimet sociale në Republikën e Kosovës ofrohen nga sektori publik e që janë Qendrat për Punë Sociale, institucionet tjera publike, private dhe organizata jo-qeveritare.

Ligji Nr. 02/L-17
 për Shërbimet Sociale dhe Familjare.
Ligji Nr. 04/L-081 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-17 për Shërbimet Sociale dhe Familjare.
Ligji Nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës; 
Ligji Nr. 06/L-077 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës;


Ndaje

Ndani këtë produkt me të tjerët

Dërgo mesazh

Bli me pikë

GDPR

When you visit any of our websites, it may store or retrieve information on your browser, mostly in the form of cookies. This information might be about you, your preferences or your device and is mostly used to make the site work as you expect it to. The information does not usually directly identify you, but it can give you a more personalized web experience. Because we respect your right to privacy, you can choose not to allow some types of cookies. Click on the different category headings to find out more and manage your preferences. Please note, that blocking some types of cookies may impact your experience of the site and the services we are able to offer.