Moduli mbi Punën me Përdorues të Substancave Psiko-Aktive
në Institucionet Publike UniversitareRreth këtij trajnimi
Ky modul përmban informacione dhe udhëzime rreth punës me përdorues të substancave psiko-aktive. Së pari, moduli përshkruan substancat psiko-aktive kryesore dhe përdorimin e tyre, si dhe faktorët që shpiejnë deri te përdorimi i substancave psiko-aktive. Më pastaj, moduli fokusohet në çrregullimet që vijnë si shkak i përdorimit të substancave psiko-aktive, dhe jep udhëzime për të menaxhuar rastet që janë përdorues të substancave psiko-aktive.
Duke u thelluar në temë, moduli paraqet informacione për të kuptuar nevojat e fëmijëve që janë përdorues potencial të substancave, si dhe jep udhëzime për të trajtuar dhe referuar rastet e përdoruesve të substancave psiko-aktive.
Qëllimi i modulit
Ky modul ka për qëllim t’i udhëzojë pjesëmarrësit që të kuptojnë punën me përdorues të substancave psiko-aktive në përgjithësi, problemet që përdorimi i substancave psikoaktive sjellë, procesin e menaxhimit të rasteve me përdorues të substancave psiko-aktive duke përfshirë këtu edhe trajtimin dhe referimin në përputhje me gjendjen që shfaqin përdoruesit e substancave.duli mbi Punën me Përdorues të Substancave Psiko-Aktive